Hiqen të gjitha barrikadat në Veri të Kosovës. NATO: Po monitorojmë situatën!

Hënë, 01 August 2022 22:08

 

Pas zotimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të dy vendimeve për reciprocitet me Serbinë, serbët lokalë në Veriun e Kosovës më 1 gusht kanë nisur t’i zhbllokojnë rrugët drejt pikave kufitare mes dy vendeve, në të cilat kishin vendosur barrikada për të kundërshtuar masat e ekzekutivit kosovar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviç, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se janë larguar të gjitha barrikadat në Veri të Kosovës.

 

Sipas tij, situata është aktualisht e qetë.

 

 

Nga ana tjetër, Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha sot se po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës.

 

Monitorimi, sipas një postimi në Twitter, po bëhet së bashku me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

“Sipas mandatit të OKB-së, KFOR-i vazhdon të jetë i përkushtuar për sigurinë, i gatshëm të ndërmarrë masa të nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën”.

Më 31 korrik, NATO deklaroi se forcat e saj në Kosovë janë të përgatitura të ndërhyjnë në Kosovë, nëse do të rrezikohej stabiliteti në veri të vendit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...