Në takimin me intelektualët e Vlorës, kreu i demorkatëve Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, se po tenton të vjedhë te projekti i Portit të Vlorës, njësoj si te Porti i Durrësit.
Sipas Berishës, nëse Rama do të zhvillojë Portin e Vlorës, zgjidhja është të bëj aksionerë qytetarët e Vlorës
‘Për këta, qytetari është një qenie për t’u mashtruar dhe për t’u vjedhur. Porti i Vlorës, nëse do të bësh ndërtime, bëj aksionerë qytetarët e Vlorës, se është tokë e tyre. Por shkon te peshkatarët. Pse nuk shkon atje ku është porti. Vlora është vendi i vetëm në brigjet shqiptare ku mund të ndërtohet një port gjigant për shkak të thellësisë së ujërave. Por problemi është si të grabitë këtu portin, në Durrës, si të grabisë pasuritë publike, si të grabisë kushëririn e tij Paskalin. E marr në mbrojtje se ka të drejtë Paskali, përdor të gjithë shtetin për t’i marrë trashëgimitë që ka. Paskali ka guximin, se atij tjetrit ia ka mbyllur gojën, atij demokratit tonë Nestori’, tha Berisha