Protesta pas tragjedisë në Himarë, Berisha: Duan të mbrohen vetëm me shkarkime policësh

E Enjte, 04 August 2022 20:10

 

Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për gazetarët në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është shprehur se do të mbështesë çdo protestë.

‘Qytetarët kërkojnë me shumë të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe Turizmit, mirëpo kreu i tyre që mbron veten e tij, deklaron se është i vendosur të mos reflektojë dhe të mos tregojë as minimumin e ndjenjave për këtë zhvillim dramatik’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha.
Ju po i bashkoheni protestës?

Kjo është një protestë e organizuar nga qytetarët, për një kauzë shumë të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë.

 

Qytetarët kërkojnë me shumë të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe Turizmit, mirëpo kreu i tyre që mbron veten e tij, deklaron se është i vendosur të mos reflektojë dhe të mos tregojë as minimumin e ndjenjave për këtë zhvillim dramatik.

Atëherë ai vendosi të përdorë epitete, një njeri me probleme të rënda mendore, por morale më shumë, jo vampir apo tjera. Ndërkohë mediat dhe politikanët po shprehnin me të drejtë, ndjeshmërinë e madhe dhe revoltën, sepse kjo vogëlushe u blua nga skafi vetëm 2 metra larg bregut, ku një skaf nuk mund të shkonte, por veç i qeverisë.

Po të isha në vendin e Ramës, nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta, në të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e Turizmit. Këta përpiqen që me zinxhirin e policisë së Vlorës, të kapërcejnë një nga ngjarjet më tragjike që ka ndodhur në këtë vend.

Nuk them që policia nuk ka përgjegjësi. Unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Ai e ka shkarkuar këtë polic muaj më parë, por e kanë kthyer. Të dhënat paraprake janë që e kanë kthyer ministra në punë atë.

Qytetarët në protestë, ju jeni në protestë, deputetët në protestë, a mendoni se do tyë reflektojë qeveria?

E vështirë që të reflektojë qeveria, por i ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestën dhe ti imponojnë qeverisë të reflektojë.

A mjafton dorëheqja e Çuçit?

Një hap në drejtimin e duhur është ajo. Sepse është ministri përgjegjës për të. Keni dhe rastet e tjera. Ai sillet, si të thuash. A nuk ndodhi në maj, Ilvi Meta që u var në qeli, e morën në komisariat se vodhi një derë. Ky që merr 400 milionë euro, nuk i ndodh asgjë. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen. Rasti i të riut në Durrës, që nuk kishte asnjë roje bregdetare. Politika është dhe do të jetë gjithmonë në qendër të problemit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...