Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës, ku rruga Qukës-Qafë Plloçë ka një disnivel 17 m në pikën e lidhjes së dy loteve.
Berisha thekson se ky është një verbim i syve nga vjedhja, pasi kjo rrugë 43 km u prokurua me 73 milionë euro, por ndër vite çmimi me vjedhje është pathuaj katërfishuar dhe ka arritur në 225 milionë euro dhe akoma nuk ka përfunduar.
POSTIMI I PLOTE:
Skandal me rrugën që humbi. Habia e madhe!
Në pikën që do bashkoheshin dy lotet, del një disnivel me lartësi 17m. Ky nuk është tunel, por verbim i syve nga vjedhja. Rruga prej 43 km Qukës- Qafë Plloçë, që filloi në vitin 2009, duhet të përfundonte në vitin 2014, por akoma nuk ka të sosur. Rruga u prokurua me 73 milionë euro por ndër vite çmimi me vjedhje është pathuaj katërfishuar dhe ka arritur në 225 milionë euro.
🔴 Lexoni mesazhin e teknikut dixhital. sb
Përshëndetje dr., jam inxhinier rrugesh, desha t'ju informoj se rruga Qukës- Plloçë është bllokuar për një problem të madh. Në pikën ku duhet të bashkoheshin dy lotet, u del një disnivel në lartësi prej 17 m. Nuk është problemi i projektit, por i zbatimit pa supervizor. Kishin një italian, por është zhdukur. Paaftësi, korrupsion i madh a tjetër, apo të gjitha bashkë?
Tashti për ta korrigjuar, mendojnë ta zgjasin rrugën kot me kthesa deri sa të barazojnë nivelet. Kjo, përveç shpenzimeve, ul shumë dhe cilësinë e rrugës e klasifikimin e saj. Në maj 2018, kur kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, tha se do të përfundojë në korrikun e 2019.
Përgjatë harkut kohor të këtyre viteve, njësoj si Shkumbini kur del nga shtrati, është fryrë edhe buxheti i saj. Aktualisht shuma e investimit ka arritur në 225.3 milionë dollarë. Goxha investim për asgjë!