Berisha: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet me kryeministrin

Tuesday, 09 August 2022 21:05

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një tryezë bisede me ekspertë të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se janë 300 mijë ton naftë që kontrabandohen në vend.

 

Sipas tij, një pronar peshkarexhash ka 3 të tilla që fut naftë kontrabandë në vend dhe i shkarkon pa u shqetësuar.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

 

Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri është 0.9 lekë. Ua shet qytetarëve me 95 lekë, 98 herë më shumë. Ia shet biznesit me 200 e ca lek. Po ndalem në këto për të ju thënë qytetarëve se potenciali i ndryshimeve të thella dhe të menjëhershme, është i plotë dhe i mundshëm. Dhe ne këtë premtojmë, sepse ne jemi në betejë me qeverinë. Me të drejtë pyesin, se ju jeni në betejë, por nëse kjo qeveri ikën, çfarë ofroni ju.

Unë dje deklarova se së pari do të përgjysmojmë bazën fiskale të naftës. Do të subvencionojmë 100% biletat e udhëtimit, urban dhe interurban. Nuk po shpikim, e kanë bërë të tjerët. A kemi ne mundësi ta bëjmë këtë? Plotësisht. Ne jemi vendi që prodhojmë 1 milionë ton naftë. Sot konsumi i naftës me 300 e ca mijë automjete më shumë se në vitin 2012, është më i paktë se sa ishte në vitin 2012. Në këtë vit, ARMO prodhonte rreth 150 mijë ton D-dysh, dhe 500 mijë ton importohej. Konsumi ishte tek 700 mijë ton.

Konsumi tek këto automjete që janë sot, duhet të jetë të paktën 800 mijë ton. Janë 300 mijë ton, që kontrabandohen, por si? Qeveria. Nafta nuk është kokainë që të futet në arka bananesh. Është i njohur zinxhiri. Ka pronar peshkarexhash që bëjnë kontrabandë nafte. Vetëm njëri ka 3 të tilla që kontrabandën naftë që i shkarkon lirshëm dhe thuhet se e takon periodikisht kryeministrin. Nuk mund të ketë kontrabandë nafte pa një mbulesë të qeverisë.

Nëse do ta luftonim këtë kontrabandë, do ta përgjysmonin barrën fiskale. Nuk e taton kush në botë naftën, 1.1 euro

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...