Jim Banks: Trump është optimist, e ka ndarë mendjen për rikandidimin

E mërkurë, 10 August 2022 10:19

 

Kongresmeni republikan, Jim Banks, u takua me ish-presidentin Donald Trump të martën në mbrëmje, pasi FBI bastisi shtëpinë e tij në Florida.

Banks, drejtues i Komisionit Studimor Republikan, tha se Trump është shumë optimist dhe e ka ndarë mendjen për rikandidimin në vitin 2024. Kongresmeni tha se ai do e bëjë publik vendimin e tij shumë shpejt.

“Ai nuk dukej aspak i mundur- ai ishte shumë i ndezur, shumë optimist,” tha Banks për Fox News.

 

“Ishte një bisedë e shkëlqyer prej tre orësh për atë se çfarë po bëjnë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve për të fituar shumicën dhe se çfarë do bëjmë me të kur të fitojmë”.

 

Sa i përket planeve në Trump për rikandidimin, Banks tha se ish-presidenti e ka ndarë mendjen.

“Ai tha se neve do na pëlqejë vendimi i tij dhe se është vetëm çështje kohe para se ai ta bëjë të ditur vendimin”.

Banks tha se Trump ka mbështetjen e republikanëve.

“Ai na ndihmon të fitojmë më shumë vende në nëntor. Partia Republikane është më e madhe dhe më e fortë se kurrë më parë për shkak të lidershipit të Donald Trump”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...