Sezoni më i rregullt turistik?! - Nga vila qeveritare në Dhërmi kështu duket!

E mërkurë, 10 August 2022 14:59

 

Nga Irena Beqiraj - 10/08/2022

Edi Rama më 3 gusht 2022: “Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt dhe më i pastër turistik ndonjëherë, falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar...”

Padyshim që kështu është, se nga vila qeveritare në Dhërmi kështu duket! Edhe ky nuk është faji yt!

Ti e ke të pamundur ta shohësh realitetin. Për fatin tënd të keq, ti je i sunduar nga pushteti.

 

Pushteti është “një substancë” që jo vetëm krijon varësi, por shkakton efektet anësore të supremacisë edhe mungesës së ndjeshmërisë.

Pushteti transformon, duke dëmtuar racionalitetin e të menduarit. Jo sipas meje, por sipas neurologëve.

Studimet tregojnë se individët me pushtet sipas tyre “pasqyrojnë” shumë më pak. Kjo i bën edhe më cinik.

Të gjithë jemi gabim, ajo që të vdekshmit e tjerë mendojnë duhet të mbikëqyret monitorohet, menaxhohet, rregullohet, pse jo edhe të censurohet.

Ti mund të gjykosh, por padyshim çdo gjykim mbi ty është i gënjeshtërt, i padenjë, është një paragjykim i bazuar tek padituria, negativiteti, apo keqdashja.

Të gjithë të shajnë, mua më vjen keq!

I skllavëruar nga pushteti, e ke humbur përfundimisht lirinë, bashkë me të edhe shansin që të bësh një ndarje të denjë si burrë shteti nga pushteti.

Kushdo që të urren do të uronte të rrije sa më gjate nën pushtetin e pushtetit tënd! Unë jo!

Të ftoj një ditë në Lalz, jo për qëllime të errëta politike e as për ngjala koalicionesh strategjike, por miqësisht për të të treguar se situata që paraqet në postimin tënd ekziston vetëm në realitetin imagjinar që ju raportojnë vartësit tuaj apo që shihni nga vila qeveritare!

Referenca shkencore:

- Historiani Henry Adams bëri një përcaktim metaforik, jo mjekësor, kur e përshkroi pushtetin si "një lloj tumori që përfundon duke vrarë empatinë e viktimës".

- Dacher Keltner, një profesor psikologjie në UC Berkeley, pas vitesh eksperimentesh laboratorike dhe në terren arriti në përfundimin se nën ndikimin e pushtetit, njerëzit silleshin sikur të kishin pësuar një dëmtim traumatik të trurit – duke u bërë më impulsivë, por më e rëndësishmja, më pak të aftë për t'i parë gjërat nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë.

- Sukhvinder Obhi, një neuroshkencëtar në Universitetin McMaster, në ndryshim nga Keltner, i cili studioi sjelljet, Obhi studioi trurin e njerëzve me pushtet. Me anë të njëmakine stimulimi transkranial-magnetik, ai zbuloi se pushteti, dëmton një proces specifik nervor, "pasqyrimin", i cili është guri i themelit të ndjeshmërisë. Ky studim vuri bazat neurologjike te asaj që Keltner e ka quajtur "paradoksi i pushtetit"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...