Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha poetët e pushkatuar nga regjimi i diktaturës së Enver Hoxhës, janë shenjtorët e letrave shqipe.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Kisha katolike ka dhënë një shembull të shkëlqyer dhe i ka bërë një shërbim të madh kombit, pasi me anë të një procesi shumë serioz arriti të faktojë martirët e saj para selisë së shenjtë. Dhe ne këtu përjetuam një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë tonë kombëtare, vizitën e Papa Françeskut dhe më pas lumnimin e 40 shenjtorëve të mendimit, besimit tek Zoti.
Për kulturën tonë e cila është s’bashku me gjuhën filli më kryesor i identiteti tonë, qenies tonë si shqiptar, Havzi Nela, Vilson Blloshmi dhe të gjithë ata të cilët u sakrifikuan për të vërtetën e krijimit të tyre, nuk e pranuan zhdanovizmin si një rrymë e përçudnimit të kulturës në letra. Ata janë shenjtorë të kulturës dhe letrave tona.
Ndaj me vetëdije të plotë se kemi bërë pak për ti vendosur ata në piedestalin ku e meritojnë le ti nderojmë sot Havzi Nelën, me zotimin se do të bëjmë gjithçka që ata të marrin vendin e merituar në kulturën, letrat shqiptare, si heronj dhe martisë të fjalës së lirë