Kryetari demokrat, Sali Berisha, përsëriti sërish thirrjet që qytetarët të mos bien pre e mashtrimit me aferën e Portit të Durrësit. Berisha tha se ata nuk duhet të investojnë në këtë projekt.
“Përsëri e denoncoj këtë aferë si një nga më të mëdhatë korruptive në Europë. Kjo si aferë shkon lehtësisht mbi katër miliard euro.
Edi Rama me kompaninë Emaar, po përvetëson 1 milionë metër katrorë tokë publike në qytetin e Durrësit.
Po i bën një dëm të pallogaritshëm ekonomisë shqiptare. Para gjashtë muajsh janë blerë vinça nga më modernët,” tha Berisha.
Sipas tij, Edi Rama dhe njerëzit e tij po e përdorin këtë projekt për pastrim parash në nivele të paimagjinueshme.
Berisha tha se PD do e zhbëjë këtë projekt, ndaj rezervoi një thirrje edhe për presidentin e kompanisë Emaar.
“Ai projekt nuk do ketë jetë. I them atij zotërisë të Emaar që të mos implikohet në mega-afera korruptive si kjo,” tha Berisha