Paradoks apo standard i dyfishtë?

Premte, 12 August 2022 18:22

 

Nga Kastriot Islami - 12/08/2022

Kohët e fundit janë publikuar raportet vjetore për të drejtat e njeriut dhe korrupsionin në Shqipërinë në 2021... Referuar raportit për të drejtat e njeriut të DASH rezulton se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut e korrupsionin në Shqipëri gjatë 2021 ishin ‘problemet me pavarësinë e gjyqësorit; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale’.

Por edhe:... OSBE theksoi disa mangësi në zgjedhjet e 2021, duke përfshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderueshëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet...’. Kurse në raportin për korrupsionin shkruhet se ‘Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes, duke ju referuar klimës së investimeve në Shqipërinë. Ata përmendin korrupsionin endemik, përfshirë në gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri.

Në përshkrimin e gjendjes në raportin për të drejtat e njeriut deklarohet se ‘qeveria s’e zbatoi në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë për të ndaluar individët e dënuar të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste qeveritare e shtetërore.

 

Policia s’e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit. Kurse në raportin për korrupsionin shkruhet se ‘përdorimi i vazhdueshëm i kontratave (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë....

Investitorët amerikanë janë sfiduar nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave informale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme si me entet publike ashtu edhe me ato private, duke përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar.

Në raportin për të drejtat e njeriut deklarohet për gjyqësorin se ‘... ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efikase... Po ashtu në raport shkruhet se u krijuan shumë probleme nga mungesa e plotësimit të Gjykatës së Lartë me numrin e duhur të gjykatësve, duke vënë në dukje edhe se Gjykata e Lartë kishte një numër shumë të madh prej çështjesh të prapambetura në pritje gjykimi.

Politizimi i emërimeve të kaluara në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese herë pas here minuan pavarësinë e integritetin e këtyre institucioneve...’. Kurse në raportin për korrupsionin shkruhet se ‘BE pret që Shqipëria të tregojë progres në ndjekjen penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, verifikimi i të cilëve zbuloi sjellje të mundshme kriminale. Zbatimi i reformës në drejtësi është në vazhdim...’.

Në raportin për të drejtat e njeriut shkruhet se ‘...ndonëse Kushtetuta dhe ligjet ndalojnë ndërhyrje arbitrare ose të paligjshme në privatësi, familje, shtëpi ose korrespondencë, ka pasur njoftime se qeveria s’i respektoi ato ndalime. Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit, u bë e njohur se një bazë të dhënash me informacionin personal dhe detajet e kontakteve të rreth 900,000 qytetarëve, si dhe preferencat e tyre të mundshme partiake, duke i ekspozuar votuesit ndaj presionit të mundshëm...

Në raport thuhet se pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë e të tërthortë politik ekonomik mbi median, përfshirë kërcënimet e dhunën ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin e korrupsionin.... Pronarët e bizneseve i përdornin lirisht mediat e tyre për të siguruar favore dhe për të çuar përpara interesat e tyre me mbështetjen e partive politike. ... Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve detyruan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët të futen në autocensurë.

Në raportin për korrupsionin thuhet se ‘Shqipëria ka pasur rezultate të dobëta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit: Në 2021, Shqipëria ra në vendin e 110-të nga 180 vende, rënie prej 6 vendesh nga viti 2020’

Ndërkohë që shqiptarët njihen me të dhënat ‘tejet negative’ të raporteve te DASH për të drejtat e njeriut dhe korrupsionin në median e kontrolluar nga qeveria artikulohet mbështetja për punën e kryeministrit Rama dhe ministrave të tij... duke krijuar përshtypjen se çfarë do të shkruajë DASH kjo qeveri do të qëndrojë gjatë në pushtet, duke krijuar një hendek mes atyre që shkruhen në raport dhe realitetit në vend... ???!!!

Shqiptarët edhe për këtë arsye duket se e gjejë më të lehtë të bëjnë gati valixhet dhe të largohen nga vendi... Njëri prej tyre do të deklaronte: si mund të ndërtoj të ardhmen time e të fëmijëve të mi në këtë vend ku asgjë nuk funksionon dhe pavarësisht se dëgjojmë nga raportet e partnerit strategjik, qeveria vazhdon të kontrollojë gjithçka dhe asgjë nuk po ndryshon. Për të kuptuar se çfarë realisht ndodh në këtë vend nga njëra anë qytetarët lexojnë raportet e fundit të DASH,ku përshkruhet gjendja katastrofike sic e ndjejnë ata vetë cdo ditë dhe nga ana tjetër qytetarët ndjehen të pashpresë e të paaftë për të ndryshuar vetë gjëndjen, sepse qeveria e tyre e korruptuar me Ramën në krye të saj përhapin thashethemnajën se ‘ata kanë mbështetjen e SHBA përderisa opozita s’është alternativë...?!’

A është ky një paradoks apo standard i dyfishtë?Në asnjë rast s’besoj se po aplikohet një standard i dyfishtë. Paradoks edhe mund të jetë derisa perceptohet nga qytetarët një dallim mes atyre që shkruhen në raportet e DASH dhe atyre që deklaron Rama e qeveria e tij; por edhe për këtë aspekt mendoj se dallimi me atyre që shkruhen nga DASH dhe pamundësisë për ndryshimin e realitetit mbetet detyrë e ardhshme vetëm e e qytetarëve shqiptarëve...

Problemi themelore qëndron në faktin se ky paradoks gradualisht është shndërruar në nxitës të boshatisjes së vendit.. ???!!! Opozita e vërtetë po përpiqet maksimalisht që ky paradoks të eliminohet...!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...