Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ndërsa Tirana përmbytet nga paaftësia e tij. Berisha shkruan se Veliaj krihet në pushime luksi, e Tirana është braktisur.
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Të dashur miq, këto pamje vijnë nga rrugët e Tiranës ditën e sotme, ku shihet qartë përmbytja totale e tyre, duke krijuar pamundësi në lëvizje për çdo qytetar - një kaos total që vetëm një qyteti europian të zhvilluar nuk i ngjan.
Ndërtime e vetëm ndërtime, sistem kanalizimesh i vjetër ose i ndërtuar sa për sy e faqe vetëm që kullat të ngrihen e paratë të pastrohen me shpejtësinë e erës - një babëzi çnjerëzore për përfitime; përfitime që po sjellin vetëm shkatërrim. Dhe pamjet e tregojnë vetë babëzinë e pushtetit të dyshes Rama-Veliaj.
Që prej qeverisjes së Ramës dhe Erion Betonit, Tirana nuk është më e njëjta. Trafiku, betoni, smogu, zhurma janë në nivele të pa para më parë. Për të mos mjaftuar këto, Tirana kthehet si Venecia (version i shëmtuar mesjetar) gjatë reshjeve të shiut, ku lëvizja, tërë aktiviteti njerëzor, bëhen të pamundura për shkak të përmbytjes së rrugëv