Shkrimtari i njohur Salman Rushdie, i cili vuajti prej vitesh kërcënime me vdekje pasi shkroi “Vargjet Satanike”, është sulmuar në shtetin e Nju Jorkut.
Ish-fituesi i çmimit Booker po fliste në një ngjarje të Institutit Chautauqua në momentin kur u sulmua. Dëshmitarët thonë se panë një burrë duke vrapuar në skenë, i cili e goditi Rushdie me grusht ose me thikë.
Një video e postuar në internet tregon të pranishmit që nxitojnë në skenë menjëherë pas incidentit. Autori mësohet se është ndalur nga personat në vendngjarje. Ndërsa aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e shkrimtarit te njohur.