Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, me anë të një postimi në rrjetin social 'Facebook' ka bërë një paralelizëm të situatës për skemën e Portit të Durrësit që sipas deputetit do ndodhë e njëjta gjë edhe me Portin e Vlorës.
'Për rolin e grabitesit , sektit Rama, i cili qëndron në krye duke vënë “sekser” një kompani arabe, e cila do të marrë nga Qeveria truallin, do t’ua japë privatëve shqiptarë ta ndërtojnë me lekët e tyre dhe paguhen me objekte, të cilat më pas do t'i shesin (ose menaxhojnë) për të fituar dhe për të marrë paratë e kostove të ndërtimit apo diçka më tepër. Dhe patjeter: sekseri, sekti Rama do te perfitoje pjesen e Luanit!', shruan Leskaj.
Postimi i plotë:
Në Vlorë nuk ka arabë...
Një analizë e saktë dhe e qartë e gazetarëve Elvi Fundo dhe Klodian Tomorri për Portin e Durrësit..
Për rolin e grabitesit , sektit Rama, i cili qëndron në krye duke vënë “sekser” një kompani arabe, e cila do të marrë nga Qeveria truallin, do t’ua japë privatëve shqiptarë ta ndërtojnë me lekët e tyre dhe paguhen me objekte, të cilat më pas do t'i shesin (ose menaxhojnë) për të fituar dhe për të marrë paratë e kostove të ndërtimit apo diçka më tepër.
Dhe patjeter : sekseri, sekti Rama do te perfitoje pjesen e Luanit !
Kështu do të ndodhë edhe me Portin e Vlores ?!
Në Vlorë nuk ka arabë... , gjithë të tjerat janë njësoj!
Porti i Vlorës, si Porti i Durrësit!