Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë një tryezë me specialistë dhe ekspertë të arsimit.
Tryeza me temën ‘Edukimi në Rrezik’, organizohet mbrëmjen e sotme.
Njoftimi i zyrës së shtypit në PD:
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë në orën 19.00 takim me temë: ‘Edukimi në Rrezik’.
Do të bashkëbisedohet me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare, metodologjitë dhe vlerat që i përçohen nxënësve shqiptare, strategjitë e gabuara dhe mungesën e burimeve, politizimin e arsimit por dhe rrezikun që droga paraqet për fëmijët në shkolla.
Takimi mbahet në Hotel Rogner dhe do të jetë me regji.