Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me mësues të arsimit parauniversitar deklaroi se vjedhjet e Erion Veliajt nuk kanë të ndalur.
Sipas Berishës, Erion Veliaj ndërton një shkollë me 2.2 milionë euro ndërsa Bashkimi Europian i ndërton me 620 mijë euro.
Sipas Berishës, BE nuk ia jep fondet për ndërtimin e shkollave qeverisë shqiptare ndërsa shtoi se infrastruktura në arsim është katastrofë.
"Veliaj ndërton shkolla me 2.2 milionë euro. BE nuk ja dha fondin e ndërtimit të shkollave qeverisë shqiptare, por ngarkoi organizatën e OKB për zhvillim për të mbikëqyrur ndërtimin e shkollave në Shqipëri.
Me paratë e taksapaguesve europianë ndërton 620 mijë euro shkollën. Veliaj për të vjedhur me partinë e tij ndërton me 2.2 milionë euro një shkollë. Prandaj Tirana s'ka ngrohje në shkolla dhe tre turne. Mora shkollat, por ka dhe vjedhje të tjera më të mëdha.”-tha Berisha