Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka njoftur nga Vlora se zgjedhjet parlamentare mund të zhvillohen para vitit 2025, por edhe përpara atyre lokale në pranverën e ardhshme.
Meta i ka kërkuar strukturave të Partisë së Lirisë, se ato duhet të bëhen gati sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla.
Meta: Zgjedhjet lokale janë afër, nuk i shtyjmë dot siç i shtymë ato që nuk u regjistrua as Luli, edhe pse mund të ndodhë të mbahen përpara ato të përgjithshmet. Duhet bërë që tani puna dhe oponenca për çështjet lokale sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla