Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar.
Kreu i selisë blu deklaroi se se është i papranueshëm zëvëndësimi i mësuesve të vërtetë me militantë partiakë që nuk përcjellin edukimin, por militantizëm të një partie që publikisht është larguar nga rregullat e lirisë.
“Në rast se marrim infrastrukturën, është përsëri në rrënim. 90 për qind e shkollave nuk kanë ngrohje, as shkollat në Tiranë sepse kryebashkiaku Veliaj shpenzon 10 mln euro për dezinformim në media, për furçe të pseudo personalitetit të tij, nuk i shpenzon këto para për ngrohjen në shkolla të fëmijëve të Tiranës. 70 për qind e shkollave nuk kanë as ujë të rrjedhshëm.”-tha Berisha