Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kërkua nga qeveria që të shkrijë menjëherë Bordin e Transparencës në mënyrë që t’i hapet rruga uljes së çmimit të naftës në vend, pasi në bursë një fuçi po tregtohet me çmimin e para luftës.
“Që në 9 mars të këtij viti, 7 muaj më parë kemi dërguar një projektligj në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë. Por në funksion të këtij organizimi mafioz as nuk është marrë në diskutim. E dimë shumë mirë se mund ta marrin dhe rrëzojnë se kanë dhe votat por kaq i fortë është urdhri i mafias sa as nuk e kanë diskutuar. Ndërhyrje te taksat ka bërë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, SHBA dhe BE. Mekanizimi ka dy rrugë, shkrirjen e menjëhershme të Bordit mafioz të mafias dhe ndërhyrjen te taksat”, tha Vasili