Nga takimi me ekspertët e bujqësisë dhe fermerët, kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se shqiptarët duhet të ngrihen në protestë, për të larguar sa më shpejt qeverinë.
Berisha e konsideroi Ramën si kryeministrin më të dobët që ka patur ndonjëherë vendi.
"Nëse ne nuk e largojmë këtë qeveri sa më shpejt, në mbledhjen e tjetër nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse të vajtojmë më shumë se kaq. Ndaj duhet të ngrihemi. Sot janë me dhjetëra e mijëra biznese që po shkojnë drejt falimentim, po ulin qepenat. Sot janë dhjetëra e mijëra fermerë që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë protestë dhe vetëm protestë, ta largojmë. Kjo është një qeveri që nuk përfill qytetarët shqiptarë. Ju e thatë bukur këtu, as na ka pyetur. Cilido që të pyesësh, a ju ka pyetur kush për këtë ligj apo këtë vendim. Absolutisht jo! Asnjëherë!
Ky vend nuk ka patur asnjëherë kryeministër më të dobët se ky njeri. Ky, përveçse mashtron çdo ditë, përveçse tregon cinizëm dhe shpërfillje, nuk pasqyron as nocionet më elementare të dijes në një fushë të caktuar. Thotë bujqësia po ecën shumë mirë, po përfiton bujqësia nga ballkani i hapur, turizmi është më i përsosur...turizmi është në terr. Rendi i shkëlqyer...çdo ditë vriten dhe përgjaken vendet tona. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh, në rrezik të vërtetë ekzistencial. Një komb që në 6 vite largohen 744 mijë qytetarë. Unë kam besim se me vullnet, me guxim dhe me vendosmëri ne do t’i tregojmë vendin kësaj qeverie dhe ju garantoj se do realizojmë plotësisht të gjitha projektet dhe platformat për bujqësinë", u shpreh Berisha