Në Partinë Demokratike të reformuar tashmë nuk ka më kryetarë e kryesi që të vendosin se cilët do të kandidojnë për kryetarë bashkie nga radhët e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme vendore, por cilado kandidaturë që dëshiron dhe plotëson kriteret do të jetë e mirëpritur.
Këtë e deklaroi sot kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi i pyetur nga gazetarët.
Pyetje: Brenda grupit parlament të PD ka deputetë që vijnë nga pushteti vendor dhe që janë influentë në zonat nga janë zgjedhur. A do të keni ju një ftesë për këta deputetë, për të lënë mandatin dhepër të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme vendore?
Berisha: Cilido që është deputetë i Partisë Demokratike dhe dëshiron të kandidojë është i mirëpritur, i nënshtrohet primareve. Kryetari i PD-së dhe Kryesia “de facto” nuk kanë më asnjë pushtet mbi kandidaturat që plotësojnë kriteret: Kriteri i parë i dekriminalizimit, ligji i dekriminalizimit dhe kriteret e tjera të rreshtuara. Ata që plotësojnë kriteret do të jenë të mirëpritur në këtë garë.