Kreu i PD, Sali Berisha ka folur në konferencën e përjavshme për mediat për ngjarjet kriminale në vend. Berisha hodhi akuza të forta ndaj Ramës duke thënë se kryeministri i inkurajoi bandat me thirrjet e tij për vrasje
“Edi Rama kërkon të forcojë pushtetin e tij përmes krimit drogës dhe mafies. Gjatë kësaj jave shqiptarët kanë parë se rendi dhe siguria e tyre janë tërësisht në dorë të bandave dhe krimit. Në një hark kohor 12 orë u përgjakën rrugët e Sarandës, Elbasanit dhe Panajasë në Vlorë. Nuk dua të marr hua një shprehje në të cilën “policia rezulton për të numëruar gëzhojat”, por dua të them se rezulton për të na thënë se vraresit u zhdukën në drejtim të paditur. Substrakti i këtyre përgjakjeve, vrasjeve, qëndron në faktin se janë bandat e krimi që kontrollojnë në cdo qelizë këtë shtet, janë shteti real i këtij vendi. Platforma zyrtare e Ramës për luftën kundër krimit është hani sa më shumë kokën e njëri tjetrin. E thotë këtë një kryeministër që qeveris në një vend që ka firmosur konventa ndërkombëtare dhe ka ndaluar me kushtetutë dënimin me vdekje. Atë që shteti e ka ndaluar kryeministri i inkurajoi bandat me thirrjet e tij për vrasje.
I dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim, garantoj shqiptarët se qëndrimi ynë do jetë zeroi tolerancë ndaj krimit. Ne do u japim bandave të qeverisë atë vend që meritojnë bashkë me qeverinë e tyre”-tha Berisha.