Shumica e votuesve amerikanë janë dakord se FBI është ‘Gestapoja e Biden’

Saturday, 20 August 2022 10:52

 

Bastisja që Byroja Federale e Hetimit bëri në shtëpinë e ish-Presidentit amerikan Donald Trump ka dëmtuar pozitën e agjencisë përballë votuesve republikanë dhe të pavarur, sipas një sondazhi të ri, i cili zbuloi se shumica pajtohet me idenë se ajo është bërë "Gestapoja e Biden".

Kontrollo në Mar-a-Lago i ka trimëruar mbështetësit e Trump dhe ka gjeneruar një valë donacionesh për organizatat politike të ish-Presidentit, shkruan Daily Mail.

Dhe aleatët e ngushtë, duke përfshirë Steve Bannon, kanë përdorur platformat publike për ta krahasuar FBI-në me Gestapon e Hitlerit ose forcën brutale të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Stasi

Në një sondazh të ri, “Rasmussen Reports” pyeti 1000 votues të mundshëm nëse ishin dakord me besnikun e Trumpit, Roger Stone, i cili vitin e kaluar tha se FBI ishte bërë 'Gestapoja personale' e Presidentit Joe Biden.

Në kohën kur ai tha, rreth 46 për qind e votuesve ishin dakord me këtë vlerësim.

Tani, rreth 53 përqind e votuesve bien dakord - duke përfshirë 34 përqind, të cilët pajtohen plotësisht.

Shifrat ndahen sipas linjave partiake. Shtatëdhjetë e gjashtë për qind e republikanëve pajtohen me Roger Stone, ndërsa 57 për qind e demokratëve nuk pajtohen.

FBI është bërë objektiv i sulmeve të republikanëve që nga kontrolli për të rikuperuar dokumentet e Shtëpisë së Bardhë nga Mar-a-Lago të hënën e kaluar.

Një dëftesë pronësie e pavulosur më vonë tregoi se FBI sekuestroi 11 grupe dokumentesh të klasifikuara.

Disa u shënuan jo vetëm tepër sekret, por edhe 'informacione të ndjeshme pëer t’u shpërndarë', një kategori e krijuar për të mbrojtur sekretet më të rëndësishme të vendit.

Megjithatë, Trump dhe aleatët e tij kanë sulmuar hetimin, duke akuzuar qeverinë se ka përdorur të gjitha burimet e saj për ta penguar atë të kandidojë përsëri në 2024.

Për shembull, Sebastian Gorka, një zyrtar i administratës Trump, i kthyer në analist radioje, i sulmoi agjentët për këtë kontroll.

“Ideja se ju jeni agjent i FBI-së dhe ju është dhënë ky urdhër për të shërbyer kundër Presidentit Trump, që ju e dini se është i rremë, që është një goditje me sëpatë, që është taktikë e Stasi të Gestapos dhe që ju nuk ia dorëzoni menjëherë armën dhe bexhën tuaj atij zyrtarit të lartë të FBI dhe t'i thoni: "më falni, unë nuk jam anëtar i Gestapos".

"Çdo agjent i FBI-së që mori pjesë në atë bastisje ka hequr dorë nga betimi i tij”.

Pas disa ditësh të një retorike të tillë, sondazhi telefonik i votuesve zbuloi se 44 për qind e të anketuarve thanë se bastisja krijoi më pak besim tek FBI-ja, krahasuar me 29 për qind që thanë se i bëri ata të besonin më shumë tek Byroja

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...