Nga Ylli Manjani
Shshshshsh...!
Qepeni gojën të paktën deri në dhjetor!
Mos shani qeverinë!
Lëreni të qetë të plaçkisë, se po lufton dhëmb për dhëmb me rusët!
Jepi pasha, jepi!
Lufto si trim me rusët e poshtër. Luftoje edhe ukrainasen tradhëtare që qenka bërë me rusët për të na sulmuar rraqet e Gramshit...!
Shtoje çmimin e naftës ende!
Shto edhe ca çmime të tjera ushqimesh se jemi në luftë.
Shtoje se çeta ka nevojë për ushqime, veshmbathje dhe pare... Dhe vërtetë, s'keni pse t'i merrni se ua japim vetë.
Askush nuk bën gëk, pa merak!
Plaçkitni e rripeni këtë milet të qetë...
**
Me një spec djegës dhe punuan për qejf.
Vaj halli ç'mund të bëjnë me një shuk me lekë në dorë...