“Marrezia e madheshtise” sipas Luis de Funès.
“Marrezia e pa aftesise” i shkon kesaj Qeverie, apo te dyja bashke.
Qe nga mbreme “shteti” yne vecse egzalton per te shprehur “madheshtine” e tij per “aftesine” ne goditjen e spiuneve.
Dje te tille, te “armatosur” rende (me spray) ju futen aty ku nuk lejohet e arriten deri te “maja e hundes” se ushtareve, qe askush nuk ka thene se cfare armesh e protokolli kishin!
Ne fakt me tej u larguan, ndersa ushtaret perfunduan ne spital!
Dhe ky na qenka nje sukses, qe drejtuesit e ketij shteti vazhdojne ta egzaltojne per te demostruar “madheshtine” e fuqise.
Sot paskan kapur dy te tjere ne nje tunel te Policanit.
Ndersa dy gra qenkan arrestuar se po fotografonin nga jashte ate fabrike aty.
Me kujton kjo shume nga “historite” e perballjeve te dikurshme te atij rregjimi.
Dhe tashti seriozisht:
Nqs ka objekte ku qytetareve, shqiptare a te huaj, u ndalohet hyrja kjo behet me menyrat e bllokimit a ruajtjes dhe kjo eshte detyre e ruajtesit.
Sepse po te ecet me logjiken e sotme, ne fakt eshte e djeshmja, ndonje dite do te ndalojne edhe gjynafqarin qe mund te futet brenda nje bunkeri per te bere…
Qytetari mund te levize kudo ku nuk ka pengesa.
Dhe pengesat duhen vene, qofte dhe per te mbrojtur qytetarin nga aksidentet.
Ndersa pa asnje dyshim, pjesa tjeter, ajo e fotove hyn ne nivelin e marrezise.
E tille eshte te arrestosh dike, sepse po fotografonte nga jashte nje objekt qofte dhe ate ne Polican.
Nqs ai objekt ka gjera konfidenciale, ato nuk do te mund te fotografoheshin nga jashte, dhe kjo perseri eshte detyre e ruajtesit ta siguroje kete.
Qytetari eshte i lire te fotografoje cfaredo qe i kap syri, nqs desheron.
Veprimet e sotme jane vetem pjese e “marrezise se pa aftesise” te ketij shteti, qe perpiqet t’i servire keto per “madheshti” , por keshtu futet ne nje tjeter marrezi.