Ilir Meta është shprehur se Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale.
Ilir Meta: Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale. Nuk i funksionojnë këtij që më nxjerrë mua këto larvat e këto tau taut. Të jeni të sigurt që I.M do të dalë spiuni ambulant i tau tau. Ky është në shërbim të atij që i ofron një tender.
Ky rast i Autoritetit të Dosjeve do jetë rast ekzemplar edhe në nivel evropian dhe ndërkombëtar. Po keqpërdoret në mënyrë kriminale një autoret që duhet të jetë shembull i të drejtave të njeriut. Po cenohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës Frika e Edi Ramës, sepse nuk e blen dot opozitën dhe nuk trukon dot ndeshjen përpara Rast skandaloz i përdorimit të metodave të Sigurimit të Shtetit.