Kryetari i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama duke e quajtur agjent të Kremlinit me projektin e Ballkanit të Hapur.
Gjithashtu, në konferencën për mediat, Berisha ngriti edhe njëherë pyetjen se përse Rama nuk e plotëson kërkesën e Zelenskyt për të bllokuar vizat për rusët.
Berisha: Nuk është këtu çështja e akuzave të vjetra të lidhjes së tij atërore me shërbimet ruse, dosjen ‘Mitrokin’, apo lidhje te tjera familjare.
Çështja është se Rama po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë, me projektin ‘Ballkani i Hapur’. Përveç kësaj dhe në këtë kontekst, refuzimi i tij i prerë për bllokimin e vizave është dhe kjo një problem i veçantë.
Këtë çështje e kam ngritur disa herë në parlament. Kjo ishte e vetmja kërkesë e presidentit Zelensky drejtuar parlamentit shqiptar.
Por Edi Rama me kokëfortësi dhe pa asnjë shpjegim refuzon të bllokojë dhe vendosë vizat për rusët dhe të mos ua japë atyre