"Nuk ka më bukur se sa ta nisësh ditën kështu!" thotë Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, me këtë fotografi ku shfaqet me një grup të rinjsh aktivistë politikë në plazhin e Jalës.
Një ditë më parë, Meta kishte njoftuar se ndodhej në Jalë për të rinisur, pas pesë vitësh ndërprerje, traditën që e ndërpreu kur la postin e kreut të LSI-së për t'u ngjitur si President në krye të shtetit.
Çfarë është tradita e kampit të Jalës, që e nisi LSI dhe po e vazhdon Partia e Lirisë?
"Të dish, është më mirë se të kesh" është slogani që i drejtoi të rinjtë e LSI në kampin veror në gjirin e Jalit.
Tradita e kampit të Jalës nisi nga LRI në vitin 2008, si një katalizator për evidentimin e elementeve të rinj që i duheshin politikës shqiptare, por edhe si një sfidë e ndërmarrë nga të rinjtë për të vërtetuar se fryma e bashkëpunimit, solidariteti mes tyre i bënte të aftë tu besoheshin përgjegjësi edhe më të mëdha .
Një kamp i ideuar nga të rinjtë për të rinjtë, nga e gjithë Shqipëria, ku politikën e ndërthurin me argëtimin, aktivitete sociale e kulturore, sportin dhe shumë trajnime e shkëmbime eksperiencash me personalitetet më të rëndësishme politike dhe jo vetëm.
Të rinjtë kanë mundesi të shfaqin gjithë potencialin e tyre dhe të promovohen gjatë aktiviteteve në axhendën e larmishme të projektuar për ditët e kampit