Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i bëri thirrje kompanisë Bechtel të tërhiqet nga zbatimi i projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, që sipas tij sjell asgjësimin e Dibrës. Gjatë takimit me qytetarët dibranë, Berisha u ndal edhe tek rreziku që i kanoset vendit për shkak të shpopullimit, varfërisë dhe vjedhjeve të qeverisë. Nga Dibra, Berisha akuzoi Ramën e Vuçiçin se po kërcënojnë me luftë Kosovën.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me qyetarët e Dibrës, nga ku akuzoi Edi Ramën se po kërkon të zhdukë këtë qytet me projektin e Enver Hoxhës për ndërtimin e Skavicës. Kryedemokrati i bëri thirrje kompanisë Bechtel të tërhiqet nga projekti që sipas tij çon në përmbytjen e 40 fshtatrava.
Nga Dibra Berisha u shpreh se Shqipëria është në rrezik nga shpopullimi dhe varfëria. Sipas tij vetëm në 8 vite janë larguar 26% e shqiptarëve ndërkohë që qeveria e oligarkët pasurohen.
Kreu demokrat, solli në vëmendje edhe vjedhjet e qeverisë me ndërtimin e rrugëve me PPP dhe inceneratorët.
Berisha akuzoi Ramën dhe Vuçiç se po kërcënojnë me luftë Kosovën, e se për këtë i frenoi NATO.
Gjatë vizitës në Dibër, Berisha vendosi edhe kurorë me lule në monumentin ‘Elez Isufi’ & ‘Isuf Xhelili’. Më herët ai mori pjesë edhe në inagurimin e teqes në Homesh të Bulqizës, e ndërtuar falë donacioneve të biznesmenit të mirënjohur shqiptar në Itali, z. Shpend Ndreu.
Gjatë fjalës së tij, Berisha vuri theksin tek vlerat atdhetare të kësaj zone, ndërsa evidentoi edhe sfidat për shkak të influencës së Beogradit