Kryetari i PL-së Ilir Meta ka uruar Ukrainën në 31 vjetorin e Pavarësisë duke shpërndarë një foto me presidentin Vlodimir Zelenskyn.
'Ukraina e lirë dhe pavarur është gjithashtu me rëndësi kyçe për paqen, sigurinë, prosperitetin ekonomik të Europës dhe të botës', shkruan Meta në Facebook.
Postimi i plotë:
🇦🇱🤝🇺🇦 Në këtë 31-vjetor të Pavarësisë, bota gjen frymëzim tek rezistenca patriotike e qytetarëve të Ukrainës, në luftën e tyre të drejtë ndaj agresionit ushtarak rus.
Lufta, dhuna, veprimet armiqësore, nuk mund të pranohen si normalitet i marrëdhënieve mes shteteve sovrane në kohët që jetojmë.
Ukraina e lirë dhe pavarur është gjithashtu me rëndësi kyçe për paqen, sigurinë, prosperitetin ekonomik të Europës dhe të botës.
Të bashkuar në solidaritet, ne qëndrojmë të rreshtuar me aleatët perëndimorë, në mbështetje të popullit ukrainas, drejtuesve dhe institucioneve legjitime të saj, deri në garantimin tërësor të lirisë e paqes për Ukrainën dhe mbarë botën.
Vlerat europiane do të triumfojnë në Ukrainën e pavarur!