Koordinatorja e Luftës Anti Korrupsion ne Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj në një konferencë për mediat publikoi denoncimin e radhës sa i takon incenratorit të Tiranës.
Ajo tha se ndonëse u bënë 70 milionë euro pagesa nga shtetit dhe privati, u ble një pajisje e përdorur.
“Bëjmë publike një kontratë që është lidhur mes kompanisë italiane dhe Integrate Energji, që ka në thelb blerjen e një impianti të përdorur. Ne paguajmë dhjetra mln euro, ku kompania mori 70 mln euro pagesa nga shteti dhe privati dhe blen pajisje ë përdorur. Kontrata u bë në 17 shtator të 2020-ës.”, tha ajo.