Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një denoncim të një biznesmeni të cilit i është bllokuar fare biznesi i motorrave të ujit.
Ai shkruan se skafi i ministrit të Brendshëm Çuçi vjen çdo ditë në breg dhe merr turistë
“Bllokon motorrët e liçensuar të ujit por vetë me velierën e tij nuk njeh as ligj, as rregull”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.
Ja postimi i plotë:
Ministri i familjes Çuçi është velist i madh!
Bllokon motorrët e liçensuar të ujit por vetë me velierën e tij nuk njeh as ligj, as rregull.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. #sb
- - - - -
Jam një biznesmen i motorrave të ujit që jemi blloku pa të drejtë. Doja të ngreja një shqetësim
Tek plazhi ku unë ushtroj aktivitetin tim prej vitesh na kanë blloku si biznes nuk na lejojnë me nxjerrë motorrat në ujë kur ndërkoh skafi i Blendi Çuçit minstrit vjen në breg duke rreziku jetën e qytetarëve dhe mer turista çdo ditë.
Ju vej dispozicjon ku anija e Blendi Çucit afrohet tek zona e plazhisteve 100 metra nga bregu kur ndërkohë duhet të rrijë 300 metra me fellë. Kam njoftu policinë disa herë por nuk vjen njeri