Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa komentonte hetimin e nisur nga SPAK për Syri Tv nga kampingu i Jalës, theksoi se institucionet shtetërore janë në shërbim të Edi Ramës.
Meta deklaroi se qytetarët shqiptarë janë të terrorizuar nga qeveria ndërsa shtoi se Ramën e ka kapur paniku nga opozita e vërtetë që ka përballë.
"Problemi është si do i zgjidhim problemet, mendoj se tani ka ardhur momenti, përveç referendumit që është ideja më madhore, dhe ky është angazhimi i Partisë së Lirisë, ndoshta për Drejtësinë do shkojmë në zgjedhjen e prokurorëve nga populli.
Mos të zgjidhen kulisat me vettingun e Agaçit. S’ka si të hetojë SPAK inceneratorët kur dihet që të gjitha firmat me porosi të Ramës që ka firmat e veta, në radhë të parë e ka Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e dinë të gjithë prokurorët e gjyqtarët, që ky që ka përgjegjësinë kryesore, s’kanë si të merren me Agaçin.”-tha Meta