Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e plotë për qytetarët që protestuan dje përpara bashkisë së Tiranës në mbrojtje të pronave të tyre që u janë shembur ose rrezikojnë t'u shemben pa kompensim në emër të të ashtuquajturve projekte rindërtimi apo zhvillimi urban.Protesta ishte në vazhdën e revoltës së nisur prej mëse 2 vjetësh në Unazën e Re dhe që më pas u shtri aty ku u shtrinë shembjet: tek rruga 5 Maji, në Laprakë, Paskuqan, te Kodra e Priftit etj.
Në një deklaratë për media sot, Ilir Meta thotë:
"Partia e Lirisë mbështet plotësisht kauzën e drejtë të qytetarëve për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projektet e mafies së inceneratorëve. Pa asnjë transparencë dhe komunikim me qytetarët, Qeveria duke vepruar si banditët, ka rrëmbyer pronat dhe banesat e tyre," nënvizon ish-Presidenti.
Më thej, thekson: "Ne solidarizohemi plotësisht me luftën e tyre për mbrojtjen e pronës, të shtëpive dhe të familjeve të tyre. Pronat e qytetarëve po vidhen në dhunim të ligjit për t'i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen parat e krimit të organizuar. Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Të bashkuar do t'i largojmë pushtuesit e sektit rilindas nga zyrat e shtetit shqiptar"!