Berisha: Rama shkatërroi votën e lirë! Jemi në betejë për shpëtim kombëtar

E Enjte, 25 August 2022 22:44

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në një takim me intelektualët në Pogradec se me Edi Ramën nuk ka votë të lirë ndërsa theksoi se do ta rikthejë atë.

Sali Berisha tha se demokratët nuk janë në betejë për pushtet, por për shpëtim kombëtar. Ai deklaroi se Rama e ka kthyer shtetin në një makineri lubi të shkatërrimit të votës duke krijuar shtetin elektorale.

“Do ta mbyll me pyetjen që shtrova në fillim: Pse ky shpopullim. Në veten time unë kam vetëm një përgjigje: dhunimi i votës. Vrasës kryesor i shpresës është dhunimi i votës. Nga viti 2007 në vitin 2014, popullata u rrit në Shqipëri, nga viti në vit. Edhe kjo është statistikë e kësaj qeverie.

 

Nga viti 2014 deri më sot, 744 mijë qytetarë shqiptarë kanë ikur vetëm në hapësirën e BE-së. Sepse s’ka votë. Është zhvlerësuar vota, s’ka shpresë. Për një njeri që është qenie politike. Shpresa e vetme për të ndryshuar gjërat në mënyrë paqësore është vota. Dhe ky ka demonstruar në mënyrë të hapur dhe krenarisht se ky nuk pyet për votën.

 

Ka shndërruar shtetin në një makineri lubi të shkatërrimit të votës. Krijoi shtetin elektoral. Krijoi sistemin e patronazhistëve dhe mburret me krenari. E mbaj mend këtë sistem, është sistemin terrorist. E merrnin tjetrin atje në pallat dhe tre muaj para zgjedhjeve i bënin proces. Ku ja bënin procesin. Në oborrin e pallatit, që ta dëgjonin të gjithë të tjerët.

Se ky Dhori, ishte një mekanik, nuk do të votojë, sepse do të na votojë kundër. Dhori u thoshte se nuk do të tregoj se si do të votoj, sepse ai kishte bërë burg. Halli ishte që të terrorizonin pallatin. Kjo ka shkatërruar votën. Në këtë kontekst, ky nuk pranon në asnjë mënyrë votën e lirë. Ky është një armik i egër i lirive tona. Ne duhet të përgatitemi ti japim përgjigjen në mënyrën më të merituar.

Intelektualët kanë një rol për të ndriçuar mendjet e të tjerëve. Kjo nuk është një betejë për pushtet, por për shpëtim kombëtar. A mund të zhvillohemi ne pa votë? Jo, nuk zhvillohemi dot pa votë. Historia e ka provuar. Ne nuk kishim votë dhe erdhëm në vitin 1990 në atë gjendje, dhe tani kemi humbu votën. Do ta rikthejmë votën, por me këtë nuk kemi votë.

Duhet ta rrëzojmë këtë, që të votojmë si qytetarë të lirë, dhe shqiptarët ti zgjedhin qeveritarët me vullnetin e tyre të lirë."-tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...