Neqoftese ne nuk do te mbrojme interesat tona, askush tjeter nuk do mund ta beje kete.
E tregoi kete dhe Mareveshja per dokumetat Kosove-Serbi, si pjese e “reciprocitetit”.
Hapi pasardhes besoj e shpresoj te jete ay i reciprocitetit per “targat”.
Te domosdoshme keto per rrugetimin drejt njohjes reciproke, si qellimi final per vendosjen e maredhenieve normale midis dy shteteve sovrane.
Kjo u arrit nepermjet dialogut, mbas qartesise insistuese te Kosoves, qendrimit racional te opinionit shqiptar ne terrresi.
Qe lehtesuan edhe nderhyrjet e misionit ShBA-BE ne realizimin e kesaj arritje pozitive e produktive, mision qe duhet falenderuar.
Kjo u realizua pavaresisht kercenimeve te Vucic, presioneve te Rames per tu futur ne “kurthin” serb te “Ballkanit te hapur” e lekundjeve te disave.
Ishin ato qendrime racionale, ne perputhje me interesat tona strategjike, qe ndihmuan ne krijimin e nje sinkronie e mbeshtetje nga partneret.
Me mire se ne, askush nuk mund te mbroje e argumentoje interesat tona, qe jane sinkrone me te ardhmen europiane e perendimore te Rajonit.
Dhe kete duhet ta bejme kudo pa komplekse, edhe ndaj partnereve tane.
Nqs ne nuk do te jemi te qarte e kembengules per kete, apo akoma me keq, do te “mbrojme” projekte ndesh me interesat tone, si ai i “Ballkanit te hapur”, do te krijojme se paku nje konfuzion demtues edhe midis tyre.
“Qe te te ndihmojne, se pari duhet te ndihmosh vehten tende”- thuhet.