Skandali 4 mln euro me ujësjellësin e Memaliajt/ PL: Rama inauguroi nisjen e punimeve pa u shpallur fituesi

Hënë, 29 August 2022 15:13

 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar sot kryeministrin Edi Rama se pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ka deklaruar nisjen e punimeve për ujësjellësin e Memaliajt, dy muaj e gjysmë para se të lidhej kontrata me kompaninë fituese të tenderit dhe dy ditë para se të zhvillohej prokurimi, ku do të shpallej dhe kompania fituese.

“Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memaliaj dhe fshatrave, një investim 4 miliardë e 800 milionë lekë të reja, që në 7 prill u bë pubik pak ditë para fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryeministri, siç dihet grabitqar dhe hajdut, shkon të inagurojë një investim që nuk është tenderuar akoma. Skandali vërtetohet me dokumentet e Agjencisë së Prokurimit Publik. Fituesi i tenderit shpallej në 9 prill, kurse kryeministri që në datën 7 prill, pa e ditur kush do fitonte, ka vajtur dhe ka nisur punimet.

 

 

Kontrata është lidhur më 9 qershor, dy muaj e gjysmë më vonë. Pra tenderat janë zero, paratë ndahen në tavolinë që përpara, se ju e shikoni që procedurat s’kanë filluar e kontrata s’është lidhur. Dy muaj e gjysmë para deklarojnë kemi lidhur kontratë, ndërkohë që kontrata u lidh dy muaj e gjysmë më mbrapa", tha Vasili.

 

Kurse kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke vijuar denoncimin e kësaj force për ujësjellësin e Memaliaj, tha se Rama do përgjigjet para ligjit. Ai lexoi Kodin Penal se sa vite burg rrezikon sipas tij, në këtë rast, ku punimet për ujësjellësin janë inauguruar para se të lidhej kontrata.

“Është shumë e qartë se nuk kemi të bëjmë me një rast të veçantë, do pasqyrojmë raste të tjera dhe më flagrante në të ardhmen.

Pra, në shtetin e këtyre banditëve që nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën tonë, me detyrimet e Stabilizim Asociimit, gjithçka bëhet fakt i kryer, të gjitha pazaret bëhen më përpara. Demonstrohen dhe në publik si në rastin konkret, ku kryeministri dhe ministri dalin së bashku me kompaninë për qëllime elektorale dhe jo vetëm, ndërkohë që ky objekt është zyrtarisht dhe formalisht ende në tenderim. Fituesi është shpallur me kohë, pazaret janë bërë me kohë, tenderi është formal. Edhe kontrata lidhet pas 3 muajsh.

Përgjigjet e Ramës do jenë para ligjit, me firmat e tij dhe ligjet e tij dhe ne nuk do falsifikojmë asgjë përkundrazi. Neni i Kodit Penal e bën të qartë se kryerja apo mos kryerja me dashje e mosveprimeve nëse nuk përbën vepër tjetër penale, minimumi dënohet me burgim deri në 7 vjet”, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...