Kreu i Partise se Lirise, Ilir Meta ka komentuar sot lajmin nga ministri i Brendshem Bledi Çuçi per emerimin e nendrejtorit te ri te SHISH.
Meta tha se akuza se ai si President ka mbajtur peng kete emerim, eshte shpifje dhe e pavertete.
Pyetje: Sot ministri i Brendshëm lajmëroi emërimin e nëndrejtorit të ri të SHISH, duke thënë se ky emërin ndodhi për shkak të vakancës së mbajtur peng nga konflikti me presidentin. E keni penguar një kërkesë të tillë?
Ilir Meta: Nuk ka pasur asnjë konflikt të Presidentit Meta me SHISH të paktën për këtë cështje, madje kemi pritur propozimin nga drejtori i shërbimit informativ për zëvendësin e tij që nuk ka ardhur asnjë herë për aryse të bllokimit që ka ardhur nga kryeministri.
Po kështu kemi qenë të hapur dhe bashkëpunuar me gjithë partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë komëbtare dhe ndërkombëtare, ku përfshihet SHISH për të realizuar në cdo kohë një propozim që do vinte nga kryeministri për këtë pozicion vakant, asnjëherë nuk ka ardhur në Presidencë një propozim i tillë.
Kuptohet që Cuci i partisë është vetëm për të gënjyer dhe shpikur konflikte të paqena e përdorur si e dinë të gjithë.
Asnjë propozim nuk ka ardhur, ka qenë gatishmëria e presidentit në cdo kohë për të emëruar cdo njeri të propozuar në përputhje me ligjin për SHISH. Kjo gënjeshtër në vijim të shpifjeve