PD: Qeveria do rrisë çmimet e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla. Shqiptarët duhet të përgatiten për një dimër shumë të vështirë. Nga tetori…

E mërkurë, 31 August 2022 20:33

 

Partia Demokratike paralajmëron se qeveria do të rrisë çmimin e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.

“Kështu, nga tetori e tutje, familjet shqiptare, do të paguajnë shumë më tepër për të siguruar ngrohjen e domosdoshme në muajt e ftohtë të vitit, ndërsa bizneset e vogla për të siguruar aktivitetin e tyre të përditshëm”, tha anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ne nje deklarate per mediat.

Bozdo theksoi se Rama po iu rezervon shqiptarëve një dimër të vështirë, duke marrë vendime për çmimin e energjisë që janë personale e nuk ndikohen nga bursat e se vendi është në një rrezik kostant nga sjelljet e kryeministrit.

“Pavarësisht se çfarë deklaron Rama sot, dhe se si e justifikon këtë vendim, nga tetori të gjithë do të paguajmë shumë më shtrenjtë. Direkt apo indirekt. Çmimet e ushqimeve bazë, që janë rritur me 20%, prej këtij vendimi, do të shtrenjtohen më tej.

Shqiptarët duhet të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, jo për shkak të botës, por për shkak të Ramës. Me një Kryeministër amator dhe rrenacak profesionist, Shqipëria është në rrezik”, tha Bozdo.

 

Deklarata e plotë e Anëtarit të Kryesisë së PD, Eno Bozdo:

Edi Rama do të rrisë çmimin e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla. Do ta rrisë, edhe pse këto muaj ishte përbetuar për të kundërtën.

Kështu, nga tetori e tutje, familjet shqiptare, do të paguajnë shumë më tepër për të siguruar ngrohjen e domosdoshme në muajt e ftohtë të vitit, ndërsa bizneset e vogla për të siguruar aktivitetin e tyre të përditshëm.

Edi Rama ka muaj që zotohet se çmimi i energjisë për familjaret dhe biznesin e vogël nuk do të preket, por sipas zakonit, po bën ekzaktësisht të kundërtën.

 

Sipas Ramës, ata që konsumojnë mbi një sasi të caktuar energjie, do ta paguajnë me çmimin e tregut, praktikisht 10 herë më shtrenjtë, duke vendosur një fashë konsumi, të njëjtën fashë të cilin ai vetë e hoqi në vitin 2014.

Për kujtesë, qeveria e Partisë Demokratike aplikonte një fashë prej 300 kvh në muaj për të mbrojtur familjet e varfra, që konsumonin pak energji.

Edi Rama e hoqi këtë fashë duke e rritur ndjeshëm çmimin, për afro 75% të konsumatorëve. Praktikisht u goditën familjet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, ndërsa ata që shpenzonin më shumë, të pasurit, u favorizuan me çmimim më të ulët.

Tetë vite më vonë po bën të kundërtën.

“Ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë”, thotë ai. Por në fakt të gjithë do të paguajnë, pa asnjë përjashtim. Fasha që do të vendoset ne emër të kursimit, është fasha e shkatërrimit, dhe jo e kursimit.

Ajo që është spektakolare, në kuptimin e keq të fjalës, është se Rama e quan mbrojtje të konsumatorit, si kur e hiqte në 2014, ashtu dhe tani që e vendos fashën.

Është e pamundur që për dy gjëra të kundërta të kesh të drejtë të dyja herët. E vërteta është e thjeshtë: mashtron në të dy rastet. Vetëm në një gjë Rama nuk gënjen: kur thotë se situta në sektorin energjetik është katastrofike.

Në fakt ashtu është. Më e rënda në 30 vitet e fundit. Kriza ka nxjerrë zbuluar gjithë propagandën shumëvjeçare të qeverisë mbi suksesin e reformës energjetike. Ishin dhe janë të gjitha pallavra.

Pavarësisht se çfarë deklaron Rama sot, dhe se si e justifikon këtë vendim, nga tetori të gjithë do të paguajmë shumë më shtrenjtë. Direkt apo indirekt. Çmimet e ushqimeve bazë, që janë rritur me 20%, prej këtij vendimi, do të shtrenjtohen më tej.

Shqiptarët duhet të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, jo për shkak të botës, por për shkak të Ramës. Me një Kryeministër amator dhe rrenacak profesionist, Shqipëria është në rrezik

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...