Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur gjatë konferencës së sotme, lidhur me takimin 90 minutësh ta mbajtur me ish-kryeministrin, Sali Berisha dy ditë më parë.
Ai u përgjigj shkurtimisht duke thënë se kanë një kimi të mrekullueshme me njëri-tjetrin, dhe nëse nuk takohen fizikisht janë online.
“Me Berishën kemi një kimi të mrekullueshme, kështu që takohemi, nuk takohemi jemi online”, tha Meta.
Tema e takimit
Gazetari i Panorama, Mariglen Kume raportoi se dy liderët opozitarë u takuan dy ditë më parë, ndërsa tema e diskutimit ka qenë aksioni opozitar mes dy partive.
Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë shprehur edhe publikisht që aksioni opozitar kundër qeverise dhe kryeministrit Rama do te jete e perbashket