Kryeministri Edi Rama regjistroi një tjetër skandal dje në Serbi, kur e quajti gjuhën shqipe, një gjuhë të çuditshme.
Teksa fliste në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, Rama bëri një deklaratë që solli shumë zemërim në opinionin publik.
Në lidhje me këtë skandal reagoi edhe kryetari demokrat, Sali Berisha.
Teksa poston videon e Ramës, Berisha e quan atë një albanofob antishqiptar.
“Vetëm albanofobëve anti-shqiptar gjuha shqipe iu duket e çuditshme, për shqiptarët dhe miqtë e tyre ajo është gjuhë e bukur,” tha Berisha.