Shkatërrimi i resortit turistik “Prestige” në Golem nga qeveria është bërë lajm në mediat polake, pasi turistët që kishin ardhur të kalonin pushimet në të, kanë vënë alarmin në mediat e vendit të tyre për atë që po ndodh.
Ish-Presidenti Ilir Meta është shqetësuar tashmë jo thjesht nga goditja e një grupi të njohur mediatik, por edhe nga përhapja e një imazhi të turpshëm për vendin dhe i ka bërë thirrje, Kryeministrit edi Rama të ndalë "rruspat e antiligjit"!
Meta shkroi sot në Fb, duke treguar artikujt e botuar në Poloni:
“Në vend të promovojmë vlerat më të mira dhe atraktive të turizmit shqiptar, që këtë vit lëngoi më shumë se kurrë për shkak të mosmbështetjes nga Qeveria, - shprehet ai, - po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik çon rruspat e antiligjit në një nga investimet më dinjitoze në Adriatik. Boll e nxive imazhin e Shqipërisë dhe shkatërrove turizmin shqiptar!” i bëri thirrje, Meta.