Punonjësit e “Prestige Resort” janë shprehur të revoltuar ndaj aksionit të paligjshëm të IKMT-së për të prishur dy pishinat e hotelit
Për shkak të shembjes së dy pishinave, rreth 30 punonjës të resortit rrezikojnë që të mbeten të papunë dhe të revoltuar për aktin e paligjshëm të IKMT-së, ata janë shprehur madje se do të protestojnë për të drejtat e tyre para Kryeministrisë.
“Ne te dera e kryeministrisë na ka. Nga nesër e mbrapa po s’patëm punë këtu, atje të dera e Kryeministrisë na ka”, tha një nga punonjëset e “Prestige Resort”.