Nga Butrint Avdyli-Telegrafi.com
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza apo me epitetin ‘nëna e gjithë botës’ mbetet ndër figurat më reprezentuese të shqiptarëve, për sa i përket arritjeve, bujarisë e kulturës që ky popull gëzon. ajo është e para dhe aktualisht e vetmja shqiptare që ka fituar çmimin Nobel për paqe.
Për të janë shkruar me qindra letra gazetash, artikujsh e librash e vazhdon të shkruhet, për mënyrën se si gjatë një jete të tërë, një grua arriti të dhurojë veç dashuri, pa mallkuar e hedhur poshtë askënd. Në një datë si kjo gjashtë vite më parë, më 4 shtator të vitit 2014, ajo u shenjtërua nga Papa Françesku dhe u nderua me titullin Shën Tereza, në një ceremoni të veçantë shenjtërimi të organizuar në Vatikan.
Teksa pjesëmarrës për ta parë nga afër ishin personalitetet më të shquara shqiptare – aty në rreshtat e parë ishte edhe një zonjë e cila kishte pasur fatin dhe nderin që të njihej me Gonxhen që në vitet e fëmijërisë. Është kjo Liri Berisha, ish-Zonja e Parë e Shqipërisë, e cila prej një viti ka nxjerr në treg edhe një libër të titulluar ‘Nënë Tereza në jetën time