Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një postim në facebook pas një interviste të ish-drejtorit të Përgjithshëm të policisë Gledis Nano ku deklaronte dekonspirimin e 14 operacioneve policore.
“U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë”.
“Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet”, shkruan meta në shënimin e tij.
Mesazhi i plotë:
Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.
Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet.
Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit!