Bannon: Më përndjekin prokurorët e Soros, po politizohet drejtësia

E mërkurë, 07 September 2022 18:09

 

Steve Bannon pritet të dorëzohet pranë autoriteteve në SHBA të enjten për t’u përballur me akuzat ndaj tij. Ai akuzohet se ka mashtruar disa donatorë, që i kanë dhënë fonde për të ndërtuar një mur në kufirin jugor të SHBA.Ai akuzohet se ka marrë ilegalisht më shumë se 1 milion dollarë.

Bannon, një ish-këshilltar i lartë i presidentit Donald Trump, tha se po përndiqet nga prokurorët e Sorosit.

“Prokurorët e mbështetur nga Soros tani kanë vendosur të ndjekin disa akuza të rreme ndaj meje, 60 ditë përpara zgjedhjeve të mesmandatit, sepse programi im është burimi kryesor i lëvizjes MAGA,” thuhet në një deklaratë të Bannon, të siguruar nga Fox News.

 

“Kjo nuk është asgjë tjetër veçse politizim partizan i sistemit të drejtësisë penale”.

 

Ai tha se ishte krenar që ishte një zë udhëheqës në mbrojtjen e kufirit dhe bëri një paralajmërim.

“Ata po vijnë pas të gjithëve, jo vetëm pas presidentit Trump dhe pas meje. Unë kurrë nuk do të ndaloj së luftuari. Në fakt, nuk e kam filluar ende luftën. Ata fillimisht duhet të më vrasin”

Modifikuar më E Enjte, 08 September 2022 20:06

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...