Berisha: 'Open Balkan' është një Ballkan i hapur për krimin, drogën dhe pasigurinë

E Enjte, 08 September 2022 09:04

 

Kryedemokrati Sali Berisha në një takim me ekspertë dhe gazetarë për sigurinë në vend, tha se nisma Ballkani i Hapur është një Ballkan i hapur për krimin, drogën dhe pasigurinë.

Sipas tij, siguria kombëtare është në rrezik ndërsa shtoi se shqetësues mbetet fakti që Rama do ta rreshtojë Shqipërinë, një vend anëtar të NATO-s me Serbinë.

“Në të gjitha problemet e një shoqërie, të një vendi, kombi, problemi i parë dhe më kryesor mbetet problemi i sigurisë, asaj kombëtare, ligjore, të rendit, jetës, pronës, veprimtarisë, të qytetarëve dhe shoqërisë në tërësi.

 

Në shumë aspekte, ajo që është dëmtuar më rëndë, që është rrokullisur më shumë, që është shndërruar në një rrezik madhor, për qytetarin shqiptar, shoqërinë, kombin tonë, lidhet direkt me çështjet e sigurisë. Sot ne jemi një vend anëtar i NATO-s. Për definicion ne nuk mund të kemi kërcënime për sigurinë kombëtare, sepse aleanca ka traktatin, nenet e saj, por edhe zotimin së fundmi të presidenti Joe Biden, që një inç po u prek në territoret e vendeve anëtare të NATO-s, aleanca do të reagojë si një e tërë.

 

Ajo që është tejet shqetësuese është, një përpjekje e hapur e Edi Ramës, për të rreshtuar Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s me Serbinë, e cila në të gjitha kohërat që kur është bërë e pavarur deri më sot, është e njohur si Rusia e vogël. Në këtë kontekst më duhet të them se nëse duhet të ishte Shqipëria e para që duhet të kundërshtonte një projekt, është në fakt Kosova, qeveria e Kosovës që është shndërruar një nga faktorët kryesorë të gjysmimit të këtij projekti, apo shndërrimit të këtij projekti në një aleancë trelaterale Beograd-Shkup-Prishtinë.

Në të vërtetë kjo aleancë aq sa përbën një problem të pamohueshëm për sigurinë kombëtare, aq problem edhe për rendin, sigurinë dhe luftën ndaj krimit. Janë pikërisht në këtë aks, lëvizin, operojnë, bandat më të fuqishme të Ballkanit. Atje ishte Bjellivuku, këtu janë Bjellivukët e tjerë, por në një farë mënyre ‘Ballkani i Hapur’ është një Ballkan i hapur për krimin, drogën, për pasigurinë.”-tha Berisha

Modifikuar më E Enjte, 08 September 2022 20:05

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...