Berisha: Një album nga vizita në studion e Tasos

Diel, 11 September 2022 12:12

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka shkuar dje në Pogradec ku ka vizitua një mikun e tij piktor, Anastas Kostandinin, i cili ishte duke u përgatitur për një ekspozitë të re.

“Dje vizitova studion e piktorit të mirënjohur dhe një miku të vjetër, Tasos, Anastas Kostandini, i cili dashurine e tij të pakufishme për Pogradecin e ka derdhur me aq ndjenja, pathos dhe mjeshtëri në krijimitet e tij, - tregoi Berisha.

 

“Në studion e Tasos takon Gjolin, Shtërgun, Lasgushin, Kadarenë, Kutelin, personazhe dhe vepra të tyre. Pra, një univers shqiptar.”

“Ai sapo kishte mbyllur një ekspozitë në gravurë dhe po përgatitej për një tjetër. Urime dhe suksese, Tasos!” përfundoi Berisha dhe shtoi albumin me foto nga vizita në studio.

 

Kujtojmë se këto ditë, Kryetari i PD-së ka nisur një tur takimesh me intelektualë dhe qytetarë të zonës së Kolonjës, si në Prrenjas, Ersekë, Pogradec etj.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...