Genc Pollo:Katër deklarata problematike që lipset të marrin gjegje

Hënë, 12 September 2022 07:52

 

"Lufta është tepër e rëndësishme për t'u a lënë gjeneralëve" është një thënie që i atribuohet Georges Clemenceau, kryeministrit francez që udhëhoqi vendin e tij dhe Antantën drejt fitores në Luftën e Parë Botërore. Do të hezitoja shumë ta zbatoja urtësinë e tij për diplomatët që merren me Ballkanin, veçanërisht me problemet e ish-Jugosllavisë. Dhe me diplomatë këtu nënkuptojmë kryesisht ofiqarë evropianë dhe amerikanë që përpiqen të gjejnë zgjidhje për konflikte të përgjakshme deri te ngërçe të rrezikshme politike. Ne lipset të jemi mirënjohës për përpjekjet e tyre sidomos kur ato kanë sukses.

Disa deklarata në një intervistë së fundmi të z. Christopher Hill, ambasadorit të SHBA-së në Serbi, me Këshillin Atlantik gjithësesi mu dukën problematike A(zbulesë: ai është një mik i mirë i imi në fillim të viteve 90 kur shërbente si zv. ambasador në Tiranë). Chris Hill është njohës i rajonit me shumë përvojë në situata të vështira; ai ka të drejtë në shumçka që thotë. Por disa nga pohimet e tij nuk qëndrojnë. Le t'i marrim këto çështje një nga një.

Çështja 1: "Nuk jam i sigurt se është një kritikë e vlefshme se Ballkani i Hapur është një përpjekje e Serbisë për të dominuar të tjerët. Kjo është thënë dekada më parë në BE për Gjermaninë, si tepër e madhe".


Gjermania është qartazi e madhe; por në Bashkësinë Ekonomike Euroipiane fillestare me gjashtë anëtarë përfshi Francën e Italinë dhe në Bashkimin Europian aktual me 27 shtete anëtarë ajo e gjen veten në një strukturë të ekuilibruar për sa i përket fuqisë politike, peshës ekonomike dhe popullsisë. Berlini ka shumë peshë, por nuk mundet të sundojë i vetëm. Shikoni Bankën Qendrore Europiane! Përveç kësaj pas luftës, Gjermania është një demokraci miqësore (për këtë lexoni më poshtë)
Ndryshe nga kjo, në një treshe të painstitucionalizuar si BallkanHapu, Serbia do të sundonte faktikisht.

Çështja 2: "(Ballkani i hapur) mbështet standardet e BE-së, në aspektin e sundimit të ligjit, në aspektin e rregulloreve"

Mbetet e pakuptueshme pse mbështetësit e BallkanHapu heshtin për Tregun e Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit. Ose thjesht e shtojnë në listën e inisitivave të vjetra e gjysëm të shuara. Procesi i Berlinit i ka të gjitha virtytet e pretenduara të BallkanHapu dhe asnjë nga anët e tij negative. Pyetje e thjeshtë: a do t'i besonit ju respektimit të standardeve të BE-së në një nismë të Ballkanit Perëndimor ku BE-ja (dhe SHBA-ja) është institucionalisht e përfshirë apo në një tubim periodik të disa autokratëve të korruptuar? Sepse sado fasada Potjemkini të pikturojnë lobistët, Serbia dhe Shqipëria kanë avancuar shumë drejt autokracisë.

Çështja 3: "Unë do të thoja se marrëdhënia serbe me Shqipërinë është po aq e mirë sa ka qenë ndonjëherë në histori"

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë/Jugosllavisë në përgjithësi kanë qenë gjithmonë të mira ose normale. Ironikisht edhe gjatë qeverisjes së Enver Hoxhës dhe Josip Broz Titos. Ata tensionoheshin kur gjërat në Kosovë shkonin keq. Afrimi aktual mes Ramës dhe Vuçiqit është si të zgjidhësh një problem që nuk ekziston. Ky afrim nuk ka kontribuar për ndonjë "normalizim" mes Kosovës dhe Serbisë, e aq më pak njohjen reciproke. Për të mos thënë se e ka komplikuar statusin ndërkombëtar të Kosovës.

Çështja 4 "Por unë mendoj se, nëse shikoni shtrirjen e gjerë të kësaj çështjeje, nëse shikoni harkun e gjerë se ku po shkon Serbia, ajo po shkon drejt perëndimit. Ju vini në dukje anketat e tyre të opinionit që sugjerojnë se Serbia ka simpati për shumë serbë. që shtrihen më tej në lindje... nëse shikoni se ku po shkojnë të rinjtë serbë për arsimimin e tyre për punë, për trajnimin e tyre dhe çfarë lloj modeli ata e shohin veten duke u fokusuar në të është shumë drejt Perëndimit"


Koha kur njerëzit në Perëndim besonin se globalizimi dhe angazhimi ekonomik do të zbutnin Kinën dhe Rusinë etj., duke i shtyrë ata të bëhen aktorë përgjegjës në një rend botëror të bazuar në rregulla i përket të shkuarës.
Dhe ne kemi parë kinezë dhe rusë, përfshi edhe fëmijët e nomenklaturës, duke shijuar jetën ose duke studiuar në Perëndim që kthehen në shtëpi për të përqafuar autokracinë dhe revizionizmin perandorak. Kjo deri diku vlen edhe për Serbinë. Sepse natyra e regjimit serb nuk ka ndryshuar shumë dhe propaganda e tij e ka bërë të vetën.
Nëse modeli i Serbisë së pas Millosheviqit do të zbatohej në Gjermaninë e pasluftës, do të thoshte të kishim Goebelsin si kancelar të Gjermanisë Perëndimore në vitet '60; i cili do të refuzonte të adoptonte qendrimet perëndimore ndaj sovjetikëve.

Ky është realiteti dhe zbukurimi i tij nuk është i dobishëm.

Genc Pollo
Ish-ministër dhe deputet
08 shtator 2022
1

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...