Berisha: Diktatura staliniste e Enver Hoxhës, një pushtim barbar mbi shqiptarët

Tuesday, 13 September 2022 00:33

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim të organizuar në kujtim të Azem Hajdarit, deklaroi se diktatura staliniste e Enver Hoxhës, ishte një pushtim barbar mbi shqiptarët.

Berisha tha se Azem Hajdari luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës ndërsa shtoi sei ai shmangu gjakderdhjet.

 

“Azemi luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës. Një rol të jashtëzakonshëm ai luajti në shmangien e gjakderdhjeve. Genci tregoi këtu historinë e Kukësit. Akoma më dramatike ka qenë historia e Burrelit. Në të njëjtin shesh dhe orë që ne linim mitingun, Partia e Punës organizonte mitingun. Me se i organizonte, me njerëz të armatosur, ushatarakë, sigurimsa.

 

Dhe ky ishte në një kamionçinë si skelë. Të dy palët nisën të hedhin gurë mbi njëra-tjetrën. Ky hidhet nga kamioni dhe u thotë, po ne jemi vëllezër, nuk kemi pse vrasim njëri-tjetrin. E dominoi zemërimin e palëve dhe e vërteta është se me gjithë atë valle antimitingjes që organizoi Partia e Punës, PD-ja bëri gjithçka për të shmangur konfrontimin dhe gjakderdhjen.

 

Azemi pati një jetë të shkurtër në politikë, por në historinë e lirisë së shqiptarëve, duhet të ju them unë këtu, se ai ka vend të përjetshëm dhe nuk di ndonjë tjetër si individë që mund të ketë bërë më shumë se ai personalisht për lirinë. Për ne shqiptarët pushtimi më i egër ka qenë diktatura staliniste e Enver Hoxhës. Sigurisht, liria kombëtare është liri kombëtare, por në rrafshin njerëzor shqiptarët nuk kanë patur kurrë një pushim barbar dhe të egër siç ka qenë diktatura staliniste e Enver Hoxhës.”-tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...