'Legen, ordiner'/ Kryetari i PL-së: Rama erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë si kurbani i Ilir Metës

Tuesday, 13 September 2022 10:49

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin 'TPZ' tha se nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se Edi Rama ka ardhur në politikë si çuni i Netës, por do të ikë si kurbani i Ilir Metës.

Më tej ish-Presidenti i vendit tha se ka një luftë të hapur me mafien ndërsa shtoi se këtë luftë e ka me shumë qejf.

 

"Ka një luftë të qartë të mafies me mua. Unë e kam me shumë qejf këtë luftë. Edi Rama erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë si kurbani i Ilir Metës."-tha Meta.

 

Më herët Ilir Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama do të rrëzohet me protesta dhe me zgjedhje.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Nuk jeni i trembur se mos shkoni në burg? Navalny përshembull është në burg

Ilir Meta: Mos i jep këtij atributet e Putinit. Ai është një legen ordiner. Ai është një legend he e dini shumë mirë. Ai do të qajë të vijë ashtu, por nuk vjen më ai. Erdhi si cuni i Netës në poltiikë dhe do të kthehet si kurban i Ilir Metës. Për këtë erdhi ai në politikë.

Ylli Rakipi: Diktatori të merr dhe pastaj vijmë ne atje (në burg) të sjellim gjëra…

Ilir Meta: Jo nuk ka nevojë, nuk do të vejë aty puna, se do zgjidhet kjo cështje më shpejtë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...